Një 65-vjeçar gjendet i vdekur në Vaun e Dejës, dyshohet se u vra me armë zjarri

Një 65-vjeçar gjendet i vdekur në Vaun e Dejës, dyshohet se u vra me armë zjarri

Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur sonte në Vaun e Dejës në Shqipëri.

Policia e Shqipërisë tha se ngjarja ndodhi rreth orës  21:00, në fshatin Paçram, ku në rrugë është gjetur pa shenja jete 65-vjeçari, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri raporton Euronews.al.

“Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, ka thënë policia.

Related Articles