Këtë të martë ka ndodhur një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pouskë të Prizrenit, ku një burrë i moshës 74 vjeçare është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, ku edhe ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
Ai theksoi se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
“Sot, më 24.06.2025, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pouskë është gjetur pa shenja jete një person mashkull, 74-vjeçar. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, deklaroi Bytyqi. /Gazeta Enigma/