Një 78-vjeçar dyshohet se u vra, në Korçë

Një 78-vjeçar dyshohet se u vra, në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës. Atje një 78 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Siç raportojnë mediat shqiptare, dyshohet se ai u godit nga një mjet i fortë në kokë.

Trupi i pjetë i viktimës u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore, për të zbuluar shkaktarin e vërtetë të vdekjes.

Nga mediat shqiptare raportohet se burri ka 4 fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Korçë dhe dy tjerë jashtë vendit.

I ndjeri rezulton i divorcuar dhe për 25 vjet ka jetuar i vetëm.

Related Articles