Një 16-vjeçar është vrarë, dhe 14 persona tjerë janë plagosur në dy sulme që dyshohet të jenë kryer me bomba në një stacion autobusësh në Jerusalem, ka thënë Policia izraelite.
Shpërthimet kanë ndodhur në dy zona me shume qarkullim, në kohën kur njerëzit janë nisur për të shkuar në punë.
Mediat izraelite kanë thënë se adoleshenti që ka vdekur ka qenë me shtetësi izraelito-kanadeze.
Ministria izraelite për Siguri të Brendshme ka thënë në njërin prej lokacioneve se sulmi ka qenë “i llojit që nuk e kemi parë për kohë të gjatë”.
Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Megjithatë grupet palestineze, Hamas dhe Xhihadi Islamik, kanë përgëzuar kryesit e këtij akti, të cilit i janë referuar si “operacion”.