Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje një burr dhe dy ferma kanë shkuar deri në një përleshje fizike mes tyre, raporton Gazeta “Enigma”.
Si pasojë e rastit që ndodhi mesditën e së mërkurës, një femër dhe një mashkull janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa një femër tjetër është intervistuar si viktimë.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
”Pas një mosmarrëveshje rreth një aksident trafiku ka ardhur deri të përleshja fizike në mes dy femrave dhe një mashkulli kosovarë. Një femër dhe një mashkull janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa një femër është intervistuar si viktimë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.