Një argjendari në Pejë cak i një grabitësi

Një argjendari në Pejë cak i një grabitësi

Një argjendari në Çarshi të Pejës ka qenë cak i një tentim grabitjeje këtë të premte.

I dyshuari gjatë tentimit për grabitje është goditur me mjet të fortë nga pronari.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:20 policia është njoftuar për një tentim grabitje në një argjendari në Çarshi të Pejës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari që ka tentuar të grabisë është goditur me një mjet të fortë nga pronari i asaj argjendarie. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”.

“Policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin”, tha Gashi.

Related Articles