Një aeroplan me 126 persona ka marrë flakë pas uljes në aeroportin e Majamit, raporton Sky News. Pajisja e përparme e uljes së avionit Red Air dështoi dhe ai po fluturonte nga Santo Domingo në Republikën Domenikane.
Close-up video of passengers getting off the plane | #ONLYinDADE pic.twitter.com/o3YyMU9mgx— ONLY in DADE (@ONLYinDADE) June 22, 2022
Avioni rrëshqiti përgjatë pistës, depërtoi kullën e komunikimit dhe ndaloi në bari. Pasagjerët janë evakuuar dhe tre persona kanë përfunduar në spital dhe kanë lëndime të lehta.
“Mendova se do të vdisja. Pranë meje ishte një plak dhe e përqafova. Ishte e tmerrshme”, tha një pasagjer për Sky News.