Një brigadë e tërë ruse dorëzohet pranë Chernobylit

Një brigadë e tërë ruse dorëzohet pranë Chernobylit

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar para pak minutash se një brigadë e tërë ruse është dorëzuar tek ajo.



Sipas njoftimit të Ushtrisë ukrainase, që është shpërndarë edhe nga faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Ukrainës në Facebook, brigada 74 e Rusisë është dorëzuar, pasi më parë kishte nisur sulmin për marrjen nën kontroll të centralit bërthamor të Chernobylit.

Kjo brigadë ishte futur në Ukrainë nga Bjellorusia./GazetaEnigma/

Related Articles