“Bota nuk ka parë lëvizje si kjo që nga Lufta e Dytë Botërore”

“Bota nuk ka parë lëvizje si kjo që nga Lufta e Dytë Botërore”

Bota nuk ka parë një ‘lëvizje si kjo që nga Lufta e Dytë Botërore”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

“Sigurisht s’ka pasur asgjë në këtë përmasa, shtrirje dhe shkallë”, tha ai.

Zyrtari amerikan paralajmëroi se nëse ky konflikt “shpalos mënyrën në të cilën ne kemi arritur të besojmë se do të ndodhë”, ai ka “çdo potencial për të qenë shumë i përgjakshëm, shumë i kushtueshëm dhe shumë me ndikim në sigurinë evropiane”.

“Kjo është 100% një luftë e zgjedhur që Putini ka vendosur ta bëjë për arsye që nuk janë të justifikuara”, shtoi ai, raporton CNN.

Related Articles