Një burrë është arrestuar nga policia në Suharekë pasi që gjatë kontrollit mjekësor tek një grua, janë vërejtur shenja dhune fizike të cilat dyshohet se ia kishte shkaktuar i dyshuari.
Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.