Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Dragashit, nisin hetimet

Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Dragashit, nisin hetimet

Një burrë është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjeku kujdestar, raporton Gazeta Enigma.

Vdekja e tij po hetohet ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES-Dragash,  31.07.2025, 03:08 Është raportuar se është dërguar në QKMF në Dragash pa shenja jete viktima mashkull kosovar dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”. / Gazeta Enigma/

Related Articles