Një burrë dhe një grua u rrahën mes vete në Fushë Kosovë

Një burrë dhe një grua u rrahën mes vete në Fushë Kosovë

Një burrë dhe një grua janë rrahur mes vete në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Rasti ka ndodhur gjatë paradites së të enjtes.

“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dy të dyshuarit,  një mashkull dhe një femër kosovare. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Related Articles