Një grua ka raportuar në polici se ish-dhëndri ia ka marrë me forcë nga shtëpia të bijën të premten rreth orës 17 në Ferizaj dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me forcë e ka marrë vajzën e saj dhe është larguar në drejtim të pa njohur. I dyshuari me viktimën kanë qenë çift bashkëshortor. Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin, mirëpo ende nuk kanë hasur as viktimën as të dyshuarin”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti vazhdon të hetohet.