Një burrë me të meta mendore në Ferizaj, dyshohet se ka sulmuar me thikë një grua duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar për trajtim/qetësim në emergjencën e Ferizajt dhe më pastaj me rekomandim të zyrtares për punë sociale është dërguar në banesën e nënës së tij e cila e ka nën përkujdesje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari që është me të meta mendore ka sulmuar me thikë viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, po ashtu edhe i dyshuari është dërguar për trajtim/qetësim në emergjencën e Ferizajt dhe më pastaj me rekomandim të zyrtares për punë sociale është dërguar në banesën e nënës së tij e cila e ka nën përkujdesje”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti në procedure hetimore.