Një burrë në Shqipëri goditet për vdekje nga rrufeja

Një burrë në Shqipëri goditet për vdekje nga rrufeja

Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja në zonën e Ersekës, Shqipëri.

Sipas informacioneve paraprake viktima është identifikuar si Agron Avdyli, i cili ndodhej në kullota për të nxjerrë bagëtitë.

Në momentin e ngjarjes, ai ishte i shoqëruar nga persona të tjerë, të cilët sipas raportimeve, kanë qenë dëshmitarë të goditjes fatale dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.

Policia ka konfirmuar vdekjen e 65-vjeçarit dhe se forcat policore janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer veprimet hetimore.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Related Articles