Një rast i tentim-dhunimit raportohet se ka ndodhur të shtunën e 17 dhjetorit në Pejë.
Policia njofton se një grua ka raportuar që i dyshuari duke e vënë në lajthim dhe duke përdorur forcën ka tentuar që ta dhunojë.
“Pejë 17.12.2022 – 03:18-06:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke e vënë në lajthim dhe duke përdorur forcë ka kryer veprën e lartcekur të tentim dhunimit”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari është intervistuar dhe ka mohuar pretendimet e viktimës.
Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.