Mbrëmë një person ka therrur me thikë një burrë në Deçan.
Policia e Kosovës ka kapur të dyshuarin dhe e ka arrestuar.
I njëjti, me udhërin e prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ndërkaq mbrëmë gjendja e personit që është therrur ka qenë kritike. /Gazeta Enigma
Një burrë u therr mbrëmë me thikë në Deçan, arrestohet i dyshuari
