Një burrë vrau dy persona me një hark në Holandë – publikohen disa pamje gjersa dëgjohen të shtënat e policisë

Një burrë vrau dy persona me një hark në Holandë – publikohen disa pamje gjersa dëgjohen të shtënat e policisë

Sot, pati një sulm në qytetin Almelo në Holandë.

Dy persona u vranë dhe një u plagos në një sulm mëngjesin e sotëm në Almel. I dyshuari u arrestua, ai u plagos, raportuan mediat lokale.

RTV Oost publikoi një regjistrim që tregon një burrë gjysmë të zhveshur me një hark në ballkon, ndërsa një e shtënë nga një armë zjarri mund të dëgjohet në sfond.

“Dy persona vdiqën në incidentin në Almelo. Viktima e tretë u plagos. Një i dyshuar u arrestua gjersa u plagos. Hetimet e mëtejshme të policisë janë duke vazhduar”, njoftoi policia.

Policia gjuajti disa të shtëna duke u përpjekur për të arrestuar dikë në vend, megjithëse nuk është e qartë nëse ky është një i dyshuar për sulmin me thikë fatale. Mediat lokale raportuan se një burrë qëlloi me hark nga ballkoni.

Dëshmitarët okularë thonë se kanë dëgjuar më shumë të shtëna. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë aksionin e policisë. 

Related Articles