Një ditë pas zgjedhjes së presidentes,19 plumba ia morën jetën kryebashkiakës Sanchez në Meksikë

Një ditë pas zgjedhjes së presidentes,19 plumba ia morën jetën kryebashkiakës Sanchez në Meksikë

19 plumba ia morën jetën kryebashkiakës, Yolanda Sanchez, një ditë pas zgjedhjes së presidentës së parë grua në Meksisë.

Vrasja e kryetares së bashkisë vjen pas fitores së Sheinbaum, e cila “injektoi” shpresë për ndryshim në një vend të shkatërruar nga dhuna e shfrenuar me bazë gjinore, shkruajnë mediat në Spanjë, transmeton Gazeta Enigma.

Në shtator 2023-tës, emri i kryebashkiakes, Yolanda Sanchez Figueroa bëri shumë jehonë në lajmet në Meksikë kur u njoftua se kryebashkiakja ishte rrëmbyer.

Tre ditë më vonë ajo ishte liruar.

Yolanda Sanchez Figueroa, ishte anëtare e Partisë së Veprimit Kombëtar (PAN) , ajo u bë gruaja e parë që mori presidencën komunale të Cotija, Michoacan, pasi fitoi zgjedhjet e qershorit 2021, duke tejkaluar kundërshtarin e saj kryesor të Lëvizjes Kombëtare. Morena), i cila arriti në 1833 vota. /Gazeta Enigma

Related Articles