Sot është raportuar se një e mitur është sulmuar seksualisht nga tre persona në Podujevë, shkruan Periskopi.
Pas kësaj ka reaguar aktivistja, Zana Avdiu e cila tha se sulmet seksuale në grup janë rritur, derisa të rrezikuar po janë fëmijët vajza.
“Edukoni ata m*ta, se na morret ne qafe. Edukoni qysh duhet, e mos rritni perdhunues. Edukoni!”, ka shkruar Avdiu.
Postimi i plotë:
Lajmi qe ti çele syte me mengjes:
Sulmohet seksualisht nga tre persona nje e mitur, ne Podujeve.
Dmth, sulmet seksuale ne grup, jane tu u rrit dukshem. E ma te rrezikumet, jane femijet vajza.
Edukoni ata m*ta, se na morret ne qafe. Edukoni qysh duhet, e mos rritni perdhunues. Edukoni!