Është arrestuar një femër e dyshimtë në Prishtinë, pasi ajo ka penguar dhe sulmuar fizikisht dy policë të cilët ishin në krye të detyrës zyrtare.
Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.