Një fëmijë 14 vjeç në mesin e të vdekurve në koncertin e Travis Scottit

Një fëmijë 14 vjeç në mesin e të vdekurve në koncertin e Travis Scottit

Njëra nga 8 viktimat në koncertin e Travis Scottot “AstroWorld Festival” në Houston të Teksasit të premten, është një fëmijë 14 vjeç.

Tetë persona kanë vdekur në mënyrë tragjike në këtë festival, derisa kryetari i Houstonit, Sylvester Turner, ka bërë të ditur në një konferencë për media pas rastit, se viktimat janë të moshave 14-27 vjeç.

Turner ka bërë të ditur se në mesin e viktimave ishte edhe një 16-vjeçar, dy 21-vjeçarë, dy të tjerë ishin njëri 23 e tjetri 27-vjeçar ndërkohë që mosha e viktimës tjetër nuk dihet ende.

Sipas policisë, 25 persona persona ishin dërguar për trajtim në spital, përfshirë këtu 5 prej tyre të cilët ishin nën moshën 18 vjeç.

Shefi i Policisë së Houstonit, Troy Finner ka konfirmuar gjatë konferencës për media se edhe një pjesëtar i sigurimit ka vdekur në festival pasi besohet se është injektuar në qafë nga një pjesëmarrës në koncert.

Deri te ngjarja tragjike në koncertin e reperit amerikan, Travis Scott ka ardhur për shkak të rritjes së turmës të premten, rreth orës 9:00 në mbrëmje sipas kohës lokale, në hapje të festivalit dy-ditor.

Është raportuar se Scott kishte kërkuar disa herë pauzë gjatë performancës 75-minutëshe, pasi kishte vërejtur fansat që ndodheshin në siklet, derisa kohë pas kohe kishte kërkuar edhe ndihmën e pjesëtarëve të sigurimit. /Gazeta Enigma.

Related Articles