Një fëmijë i moshës katër vjeçare është shpëtuar nga Policia e Kosovës

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Obiliq,  ku pjesëtarët e Policisë së Kosovës, e kanë shpëtuar një fëmijë nga rrethana potencialisht të rrezikshme për të.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 24 tetor të vitit 2022 zyrtarët e stacionit policor në komunën e Obiliqit, rreth orës 13:00 e kishin shpëtuar një fëmijë të moshës katër vjeç në rrethana potencialisht të rrezikshme për të.

Jeta e fëmijës sipas policës kishte qenë e rrezikuar për shkak se ai ishte futur në nën urë në afërsi të lumit.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Obiliq, me ç ‘rast fëmija në fjalë, kishte kaluar hekurudhën dhe ishte futur nën urë në afërsi të lumit”, thuhet në Komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, fëmijës ishte ofruar shërbimi  ndihma mjekësore, ku p[as kësaj ai është dërguar  në përkujdesjen e prindërve.

Related Articles