Policia ka ndaluar një serbe e cila ishte duke drejtuar veturën e saj në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, në të cilën ishin edhe dy fëmijë.
Policia ka bërë të ditur se ka urdhëruar gruan dhe fëmijët të shkonin në stacion policor për incim të rastit pasi nuk kishin dokumentacion për kalim të rregullt kufiri, pas kësaj njëri nga fëmijët ka ikur dhë është futur në terrotorin e Serbisë.
“Është ndaluar një automjet me ngasës një femër k/s, e njëjta në veturë kishte dy fëmijë të mitur. Pasi policia ka urdhëruar se duhet të shkonin në stacion policor për inicim të rastit pasi nuk kishin dokumentacion për kalim të rregullt të kufirit, njëri nga fëmijët ka ikur dhe është futur në territorin e Serbisë”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se rasti po hetohet në procedurë të rregullt.
/Gazeta Enigma/