Një fëmijë mbytet në rezervuar të ujit në Shqipëri

Një fëmijë mbytet në rezervuar të ujit në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në Shqipëri.

Në zonën e Iballës në Fushë Arrëz, një fëmijë gjashtëvjeçar ka vdekur pasi ka rënë aksidentalisht në rezervuarin e ujit të këtij fshati.

Siç raporton Abcnews.al, i mitur është nxjerrë nga uji nga familjarët.

Atij ishte dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Related Articles