Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, nëna lindi në veturë

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, nëna lindi në veturë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në spitalin rajonal të Pejës është dërguar pa shenja jete një foshnje e porsalindur si dhe një grua në gjendje të rënduar shëndetësore pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 04:35.

“Pejë / 28.07.2025 – 04:35.  Në spitalin rajonal në Pejë një foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete, si dhe viktima femër kosovare është sjelle me gjendje të rënduar shëndetësore pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital”, thuhet në raport.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. 

Related Articles