Një foshnjë e porsalindur u vra nga sulmet ruse në një maternitet në rajonin jugor të Zaporizhzhia të Ukrainës gjatë natës, sipas një zyrtari ushtarak ukrainas.
Oleksandr Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia, tha të mërkurën në Telegram se forcat ruse kishin “lëshuar raketa të mëdha në një repart të vogël materniteti në spitalin Vilnyansk” në qytetin e Vilnyansk.
“Zemrat tona janë të pikëlluara, pasi u vra një foshnjë e porsalindur”, tha ai, shkruan CNN.