Një granatë dore hidhet në një pishinë në Gjakovë

Një granatë dore hidhet në një pishinë në Gjakovë

Në Qabrat të Gjakovës, persona të dyshuar kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke hedhur një mjet shpërthyes, granatë dore në një pishinë.

Rastin në polici e ka raportuar një punëtor i pishinës.

Ndërkaq, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

“Qabrat, Gjakovë 19.06.2025 – 22:45. Ankuesi mashkull  kosovar, punëtor në një pishinë, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore), me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia e Kosovës. 

Related Articles