LAJMI I FUNDIT: Një grua bie nga një ndërtesë në Fushë Kosovë

LAJMI I FUNDIT: Një grua bie nga një ndërtesë në Fushë Kosovë

Një grua në Fushë Kosovë ka rënë nga një ndërtesë. Pas lëndimeve të marra ajo është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 14:20, kemi pranuar informatën se në rrugën “Arbëria” në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Personi i lënduar (femër), menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

Related Articles