Një grua dyshohet se është dhunuar seksualisht në Gjilan, më 11 korrik të këtij viti.
Viktima ka njoftuar policinë të premten lidhur me rastin, derisa është arrestuar i dyshuari, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje
Sipas policisë, i dyshuari kreu marrëdhënie seksuale me viktimën pa dëshirën e saj.
“Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.