Një grua e moshuar vdiq pasi u sulmua nga qeni i fqinjit, në Belsh

Një grua e moshuar vdiq pasi u sulmua nga qeni i fqinjit, në Belsh

Një incident me pasoja fatale ka ndodhur në zonën e Belshit, ku një grua e moshuar ka vdekur pasi është sulmuar nga një qen.

Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçarja Emine Agolli, nga fshati Çërragë, është plagosur rëndë në gjymtyrët e poshtme si pasojë e kafshimit të qenit në pronësi të fqinjëve. Gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar, duke sjellë humbjen e jetës, raporton Euronewsalbania.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po merren masa ndaj personit përgjegjës për mbajtjen e kafshës.

Related Articles