Një grua merr udhëheqjen e njërit nga klubet më eminente në Angli

Një grua merr udhëheqjen e njërit nga klubet më eminente në Angli

Klubi anglez, Nottingham Forest do të jetë nën udhëheqje të re nga 5 janari i 2025.

E në pozitën e “Drejtorit të Përgjithshëm”, Nottingham Forest ka zgjedhur një grua.

Bëhet fjalë për Lina Souloukou, gruaja e cila këtë pozitë kishte edhe tek klubi i Romës në Itali.

“Souloukou do të mbikëqyrë zhvillimin strategjik të Forest, duke udhëhequr vizionin afatgjatë të Klubit për sukses në Premier League dhe garat evropiane”, thuhet në komunikatën e klubit.

“Me një sfond të fortë ligjor, Souloukou sjell një kuptim të jashtëzakonshëm të peizazhit global të futbollit dhe ekspertizë të rëndësishme operacionale”.

Ajo mbajti një pozicion me ndikim duke përfaqësuar Olympiacos dhe AS Roma në bordin e Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA), duke mbrojtur diversitetin në udhëheqjen e lojës evropiane dhe ka qenë thelbësore në rritjen dhe suksesin e klubeve të cilave i ka shërbyer gjatë karrierës së saj.

Duke folur për emërimin, Souloukou tha: “Jam e nderuar të bashkohem sërish me familjen e futbollit të zotit Marinakis. Mundësia për të çuar përpara suksesin e Nottingham Forest dhe për të kontribuar në grupin e gjerë është një sfidë emocionuese. Mezi pres të filloj punën në vitin e ri për të përmbushur ambiciet tona të përbashkëta”.

Nottingham Fores për momentin gjendet në pozitën e katërt në Premier League. /Gazeta Enigma

Related Articles