Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë te Ura e Kriverekes në Kaçanik, ku një grua 35-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, por u shpëtua në moment të fundit pasi një qytetar i cili po kalonte me veturën e tij e pa viktimën që po tentonte të bëjë vetëvrasje dhe njoftoi Policinë.
Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se pas raportimit të rastit, Policia kanë arritur ta ndalojnë 35-vjeçaren, e cila më pas është dërguar në këtë qendër për trajtim mjekësor.
Nga aty, viktima është transferuar në Spitalin Rajonal të Ferizajt, për të vazhduar trajtimin mjekësor.
Policia ka kryer disa ekzaminime në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pas mbledhjes së informacioneve të para, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.