Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë.
Të martën rreth orës 21:00 një viktimë (femër) ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull.
Kjo është bërë e ditur nga raporti policor 24-të orësh.
Vushtrri 25.07.2023-21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i panjohur për të. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet për ekzaminime mjekësore.
Më tutje është bërë e ditur se i dyshuari ishte person i panjohur për të.Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore.