Një grua nga Afrika Jugore ka lindur 10 foshnja në Pretoria, dhe ky rast mund të shënojë rekord të ri botëror.
Burri i Gosiame Thamara Sithole, ka thënë se janë shokuar nga lajmi, pasi nga kontrollet paraprake ai dhe gruaja e tij, kanë kuptuar se do të kenë tetë foshnja.
“Janë shtatë djem dhe tri vajza. Jam i lumtur. Jam i emocionuar. Nuk mund të flas shumë”, ka thënë burri i saj Tehobo Tsotetsi për Pretoria News, pas lindjes së foshnjave të hënën në mbrëmje.
Sithole, 37-vjeçare, është nënë e binjakëve, që tani janë gjashtëvjeçar.
Ajo është thënë të jetë në gjendje të mirë, pas lindjes së foshnjave me prerje cezariane.
Një zyrtar i Afrikës Jugore ka konfirmuar për BBC-në, lindjen e foshnjave, transmeton Gazeta Enigma.
Autoritetet e rekordeve Guinness kanë thënë se janë duke hetuar rastin e Sithole.
Një grua që ka lindur tetë foshnja më 2009 në Shtetet e Bashkuara aktualisht mban rekordin Guinness për më së shumti foshnja të lindura për një herë.
Muajin e kaluar, 25-vjeçarja Halima Cisse nga Mali, ka lindur nëntë foshnja, të cilat është raportuar se janë duke ia dalë mirë në një klinikë në Maroko.
Lindjet e më shumë foshnjave për një herë, zakonisht janë rezultat i trajtimeve të lidhura me fertilitet./Gazeta Enigma/