Federata e Hendbollit e Kosovës të enjten mbrëma i ka shpallur më të mirët e vitit 2024.
Në ceremoninë “Laureatët 2024” ishte edhe kryeministri Albin Kurti, ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe shumë doajenë të hendbollit, drejtues klubesh, punëtorë të hendbollit, hendbollistë e hendbolliste.
Ceremonië e hapi presidenti Eugen Saraçini, që paraqiti të arriturat e federatës sonë gjatë vitit që po e lëmë pas.
Për herë të katërt rresht hendbollisti më i mirë në Kosovë është shpallur Egzon Gjuka. Ai e udhëhoqi Rahovecin drejt titullit të kampionit, ndërsa u shqua edhe te Kombëtarja e Kosovës.
Hendbollistja e Ferizajt, Salemateu Camara, u shpall më e mira e vitit. Hendbollistja nga Guinea ka shkëlqyer gjatë gjithë vitit, ndërsa me Ferizajn ka fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës.
Lojtarët më të mirë të Kombëtares u shpallën Bujar Ramosaj e Arlinda Hajdari.
Në shtatëshen më të mirë te hendbollistët kanë zënë vend Arbër Curri, Lulzim Shabani, Jon Muqolli, Egzon Gjuka, Jeton Bislimi, Arbios Mushkolaj e Enis Kuleta.
Rron Ramadani është shpallur lojtari më i mirë i mbrojtjes, ndërsa Albi Gjuka është golashënuesi më i mirë i vitit me 229 gola.
Te hendbollistet në shtatëshen më të mirë kanë zënë vend Blerta Ahmetxhekaj, Luljeta Sopjani, Orgesa Gola, Salemateu Camara, Fetane Uzunlar, Sevdanur Ozkan e Arlinda Dinarica.
Shkurta Mehmeti është shpallur lojtarja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa Alma Nivokazi është golashënuesja më e mirë e vitit me 147 gola.
Rahoveci te meshkujt dhe Istogu te femrat janë shpallur klubet më të mira të vitit. Te juniorët klubi më i mirë është shpallur Besa Famgas. Te kadetët klubet më të mira ishin Besa Famgas e KHF Shqiponja. KH Trepça e KHF Shqiponja janë klubet më të mira te pionierët, ndërsa KH Istogu e KHF Prishtina te njomakët.
Verim Zherka e Faruk Shala janë shpallur trajnerët më të mirë të vitit, ndërsa Besfort Jahja e Sherif Xhema janë gjyqtarët më të mirë të vitit 2024 në hendbollin kosovar.
Demë Sadiku është shpallur Punëtori Sportiv i vitit 2024.
Shpresa të vitit te vajzat janë shpallur Elisa Gjikolli, Rejhane Murati, Rinesa Jashari, Natyrë Arifi, Ardiola Surdulli, Rita Hasanaj e Valza Manxhuka.
Te djemtë shpresa të vitit janë: Ajan Muqolli, Orges Mavraj, Jon Miftari, Aldon Sahiti, Enes Hasani, Ali Bajqinovci e Adis Vula.
Janë nderuar edhe partnerët e Federatës sonë: MKRS, KOK, KEP Trust, NLB Banka, Ujë Rugove, MiniMax, Hotel Emery e Hotel International Prishtina.
FHK-ja ka çmuar edhe bashkëpunimin shembullor me gazetarë, ndërsa ceremonia nisi duke nderuar personalitet që kanë ndërruar jetë gjatë vitit 2024.
Me mirënjohje Post-Mortum janë nderuar ish-sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, që gjithë jetën ia kushtoi sportit të hendbollit e mbi dy dekada dha kontribut të çmuar për FHK-në. Pastaj, ish-komesarja e garave, Shqipe Bajçinca-Brestovci, Muhamet Alaj, Aziz Makiqi, Nebahate Brahaj Gashi, Skender Alija, Murat Kastrati, Argjend Dreshaj, Qerkin Morina, Kadrije Sllamniku Basha e Rexhep Haxhimusa.
Me shpalljen e më të mirëve kanë përfunduar aktivitetet e FHK-së për vitin 2024. Por kohë për pushim nuk ka. Menjëherë në fillim të janarit na presin aktivitete shumë të rëndësishme.