Një grua ka raportuar në policinë e Prishtinës se më 16 dhjetor disa individë ia kanë rrëmbyer djalin.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ajo kishte thënë se djalin e saj do t’ia mbanin derisa t’ua paguante një borxh në shumë prej 300 eurove, shkruan Gazeta Enigma.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime./GazetaEnigma/