Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.
Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.
Kështu ndodhi të enjten në mbrëmje në Pejë, ku Policia arrestoi një grua, e cila dyshohet se pengoi dhe sulmoi zyrtarët policorë.
Sipas informacioneve të para, e dyshuara fillimisht kishte ofenduar policë dhe më pas i ka sulmuar me një thikë.
Njësua policore që u ballafaqua me të dyshuarën, ishte në realizim të urdhëresës së gjykatës.
Pasi situata është vënë nën kontroll, e dyshuara ka pranuar tretman mjekësor e më pas ka dhënë deklaratën e saj.
Me vendim të prokurorit, ndaj saj është iniciuar hetimi.