Një grua 75-vjeçare ka mbetur e vdekur në Shtërpcë, pasi shtëpia në të cilën ajo jetonte, është përfshirë nga zjarri.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në orët e hershme të së hënës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së përfshirë nga zjarri është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.