Një burrë është arrestuar pasi vodhi një makinë në rrugë me një fëmijë ende brenda.
Fëmija u gjet i padëmtuar rreth një orë më vonë ende brenda automjetit pasi ishte braktisur aty pranë. Autori udhëtoi me fëmijën e vogël për rreth një orë para se të gjendeshin.
Mamaja e fëmijës u tmerrua kur kuptoi që mjeti i saj u rrëmbye së bashku me fëmijën.
Një 41-vjeçar është arrestuar në lidhje me incidentin, tha Policia e West Yorkshire.
Makina u gjet pas një kërkimi “të gjerë”, i cili përfshinte mbështetjen e një avioni policie.
Policia e West Yorkshire mori një telefonatë për një automjet të vjedhur nga një adresë në South Parade, Ossett. Telefonuesi konfirmoi se një fëmijë i vogël ishte brenda mjetit.
Detektivja Sarah Degnan e Wakefield CID tha: “Ky ishte padyshim një incident i tmerrshëm siç do të ishte për çdo prind dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të identifikuar përgjegjësit.’’