Një grup rebel në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore vrasin mbi 30 ushtarë në Mali

Një grup rebel në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore vrasin mbi 30 ushtarë në Mali

Një grup rebel i lidhur me Al Kaedën, aktiv në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore, ka marrë përsipër një sulm ndaj një baze ushtarake në Mali të dielën, për të cilin dy burime të “Reuters” thanë se ka vrarë më shumë se 30 ushtarë.

Më shumë se 400 ushtarë thuhet se janë vrarë nga kryengritësit që nga fillimi i muajit maj në baza dhe qytete në Mali, Niger dhe Burkina Faso, një rajon i paqëndrueshëm i prirur ndaj grushtshteteve.

Në një sulm të veçantë të hënën, grupi xhihadist, Jama’a Nusrat ul-Islam wa al-Muslimin (JNIM), tha në një deklaratë se kishte sulmuar një aeroport ushtarak dhe mercenarë rusë në qytetin verior të Timbuktut.

Related Articles