Kjo hartë e shfaq lëvizjen e një shqiponje përgjatë një periudhe 20-vjeçare. Asaj iu vendos pajisja për përcjelljen e lëvizjes në Rusi dhe përfundimisht ngordhi 20 vite më vonë në Arabinë Saudite.
Është shumë interesant të shihet se sa larg udhëtoi kjo shqiponjë përgjatë 20 viteve të jetës së saj dhe t’i shohësh largësitë e mëdha që i kaloi nëpër shumë shtete. Ajo që gjithashtu është interesante të përmendet është edhe mënyra se si ajo e shmangu kalimin mbi det.
Mund të shihni qartë se si e ka marrë rrugën më të gjatë vetëm për ta vazhduar fluturimin mbi sipërfaqe tokësore.Shumë lloje zogjësh e kalojnë tërë jetën duke fluturuar mbi det, por një gjë dihet me siguri dhe ajo është që kjo shqiponjë qartazi e ka shmangur kalimin mbi det.