Një person është arratisur nga stacioni policor në Shtime të premten rreth orës 3 e 40.
Sipas policisë, i dyshuari, me vendim të prokurorit, ishte planifikuar të dërgohej në qendrën e mbajtjes në Ferizaj.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të tij.