Një i burgosur arratiset nga Psikiatria në Spitalin e Gjilanit

Një i burgosur arratiset nga Psikiatria në Spitalin e Gjilanit

Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se mbrëmë nga Spitali Gjilanit, Reparti i Psikiatrisë është arratisur i burgosuri, M.G, i akuzuar për veprën penale “kanosje”.

ShKK-ja ka informuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, ndërsa ka formuar komision hetimor për të zbardhur rrethanat e arratisjes.

Ndaj zyrtarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurit është iniciuar procedura disiplinore, ndërsa në bazë të vendimit të komisionit disiplinor, ata janë pezulluar nga puna.

Related Articles