Një i burgosur sulmon një oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë

Një i burgosur sulmon një oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë

Një i burgosur ka sulmuar një oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, këtë të mërkurë.

Oficeri, pas plagëve të marra, ka marrë edhe trajtim mjekësor, njofton Klankosova.tv.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësi i Shërbimit Korrektues së Kosovës, Florent Gashi.

“Lidhur me këtë rast mund të konfirmoj se në BSL një i burgosur ka sulmuar fizikisht një oficer korrektues. Reagimi i stafit të sigurisë ka qenë i shpejtë dhe menjëherë është marrë situata në kontroll. Ndaj të burgosurit është iniciuar rasti në polici, ndërsa oficeri korrektues është dërguar në stacion të institucionit për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Related Articles