Një i ri shqiptar ndër 12 personat më të kërkuar të momentit në Londër

Një i ri shqiptar ndër 12 personat më të kërkuar të momentit në Londër

Policia e Londrës ka publikuar fotot dhe emrat e 12 personave më të kërkuar, ku mes tyre është edhe një shtetas shqiptar, i akuzuar për përdhunim.

Bëhet fjalë për shtetasin Ron Domi, për të cilin policia e Bedfordshire bën apel për ndihmë me qëllim gjetjen e të riut, i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë adoleshente.

Ngjarja ka ndodhur të dielën e 23 tetorit të vitit të kaluar, në zonën e Lutonit në Londër. Oficerët e policisë besojnë se njerëzit mund ta kenë parë sulmuesin dhe viktimën, në zonën Bramingham Woods të qytetit midis orës 11:30 dhe 14:30.

Mediat britanike dyshojnë se Domi mund të jetë fshehur në Edmonton ose në zona të Londrës Veriore, por edhe në Shqipëri.

Policia londineze u bën thirrje veçanërisht komunitetit shqiptar që të japë informacion mbi vendndodhjen e Domit.

Related Articles