Një i vdekur dhe 300 ndërtesa të shkatërruara nga zjarret në Australi

Një i vdekur dhe 300 ndërtesa të shkatërruara nga zjarret në Australi

Një person ka vdekur dhe 300 shtëpi dhe ndërtesa janë shkatërruar në zjarret në shkurre që kanë përfshirë Australinë juglindore.

Zjarret kanë shpërthyer në dhjetëra vende në të gjithë vendin për disa ditë, kryesisht në shtetin e Viktorias, por edhe në Uellsin e Ri Jugor, duke djegur tokë pothuajse dyfishin e madhësisë së Londrës së Madhe, shkruan BBC.

Në Victoria është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa mijëra zjarrfikës dhe më shumë se 70 avionë luftojnë me flakët.

Banorët në më shumë se një duzinë komunitetesh janë këshilluar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Autoritetet kanë frikë se flakët, të cilat po nxiten nga kushtet shumë të nxehta, të thata dhe me erë, mund të vazhdojnë për disa javë.

Related Articles