Një ish-ushtar i FKS-së, i arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Një ish-ushtar i FKS-së, i arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Një aksion i madh policor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kaçanik, ku janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Në këtë aksion, në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo u konfirmua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

“S’ka persona nga Policia e Kosovës të arrestuar. Është një person i arrestuar që ka qenë pjesëtar i FSK-së, ish pjesëtar”, tha Hoxha në konferencën e jashtëzakonshme për media.

Related Articles