Një femër në fshatin Pozhoran të Vitisë ka pësuar lëndime trupore.
E, njëjta është goditur nga një veturë në lëvizje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, e njëjta ka kërkuar trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.
“Fsh. Pozharan, Viti 30.09.2022 – 18:30. Një femër kosovare (këmbësore) ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.