Bota po solidarizohet me Ukrainën pas sulmeve nga Rusia.
Edhe në Kosovë në një mënyrë apo tjetër, njerëzit po solidarizohen me ngjarjet që po ndodhin atje.
Një kompani e taksive në kryeqytet ka vendosur flamujt e Ukrainës në veturat e tyre si shenjë solidarizimi.
Ndërkohë shtetet e Bashkimit Evropian dhe shtetet tjera në gjithë botën, kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë pasi ajo filloi pushtimin e Ukrainës./Gazeta Enigma/